 |
|
 |
Korektesa e saktesia ne orare udhetimesh, nuk eshte me virtyt i Zvicres, por i Japonise. Treni japonez shume i shpejte Shinkansen, ka shenuar nje rekord te ri korektesie: brenda nje viti ka grumbulluar vetem 12 sekonda vonese. Madje per kete vonese, te paimagjinueshme ne bote, zedhenesi i kompanise hekurudhore kerkoi ndjese.
Një diplomat rus ka goditur një polic trafiku në qytetin e Nju Jorkut. Policia tha se diplomati rus po e ngiste makinën përtej shpejtësisë së lejuar dhe ishte nën efektin e alkoolit. Ambasada ruse ka hedhur poshtë lajmin.
Roman Abramovich, presidenti i klubi te futbollit Chelsi, eshte personi me i pasur ne Britanine e Madhe, pasuria familjare e tij eshte rreth 7 here me e madhe sesa ajo e mbretereshes. Abramovich me nje pasuri prej 7.2 miliarde paund ndodhet ne krye te listes se revistes The Rich Report per vitin 2005. Gazetareve te Rich Report iu deshen dy muaj per te mbledhur pasurite e Abramovichit
Grabitja me e madhe e gureve te cmuar eshte kryer ne Qendren e Diamanteve ne Anversa, Belgjike. Plot 123 kasaforta me diamante nga 160 qe ishin gjithsej u boshatisen nga hajdutet gjate fundjaves dhe vjedhja u zbulua vetem te henen kur punonjesit u kthyen ne pune. Llogaritet qe vlera e diamanteve te grabitur arrinte ne 100 milion euro.
Nje banor I Hyderabadit, ka ndertuar makina me forma te vecanta. Me teper se automjete, makinat indiane ishin valixhe me rrota apo wc levizese. Krijuesi I tyre tha se I jane dashur pothuajse 3 muaj per te ndertuar keto lloj makinash dhe shpreson te regjistrohen ne librin e rekordeve guiness
Fotografi Spenser Tunik, I bere I famshem ne te gjithe boten per nudot ne publik, ka realizuar nej tjeter miting te cuditshem ne nje nga restorantet me te njohura te Manhattan. Fotoja nudo ne grup kesaj here u realizua me persona te infektuar nga virus HIV. Fotografi Tunik eshte arrestuar here te tjera pasi ka nxitur qindra vete te zhvishen ne publik, ne Shtetet e Bashkuara dhe shume vende te tjera.
Ne nje nga universitetet me prestigjoze te Los Angelesit, ka shperthyer I ashtuquajturi “skandal I kufomave”. Nga katedra e mjekesise, I jane shitur laboratorëve te kerkimeve, pjese trupash njerzish, me qellime perfitimi. Gjate 3 viteve te fundit eshte zbuluar se jane shitur 800 pjese te ndryshme nga kufomat e universitetit mjekesor.
|
|
 |
|
 |
|
|
|